Pa gola në pjesën e parë, Interi po mbahet mirë përballë Cityt

Ka përfunduar pjesa e parë e finales së Ligës së Kampionëve.

Pas 45 minutash lojë, Manchester City dhe Interi ende nuk i kanë gjetur rrjetat.

City e kishte posedimin e topit por nuk arriti t’i konkretizoj rastet.

Interi në anën tjetër është mbrojtur mirë por nuk ka arritur t’i shfrytëzoj disa gabime të mbrojtjes së anglezëve.

Guardiola e ka humbur Kevin De Bruynen i cili u zëvendësua në minutën e 36-të.