Vdiq personi që u godit nga një veturë të hënën në oborrin e vet në Zhur të Prizrenit.
Një person ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra pas goditjes nga një veturë në oborrin e vet të hënën në Zhur të Prizrenit.
Sipas policisë, viktima ishte duke u trajtuar në QKUK.
“Është raportuar se me datën 09.06.2023 rreth orës 13:30 viktima mashkull kosovar i cili kishte qenë duke u trajtuar në QKUK për shkak të lëndimeve që kishte pësuar nga goditja e veturës në oborrin e shtëpisë së tij, ka ndërruar jetë. Vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku”, thuhet në raportin e policisë.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.