Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes së kryetarit të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Darko Dimovski.

Grubi ka kujtuar kontibutin e Dimovskit për të drejtat e punëtorëve.

Statusi i plotë:

Me keqardhje pranova lajmin për ndarjen nga jeta të kryetarit të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Darko Dimovski.

Kontributi që ai dha në mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve dhe avancimin e statusit të tyre social ka lënë gjurmë të pashlyeshme dhe do të shërbejë si frymëzim për të gjithë ne për vazhdimin e kësaj kauze të drejtë për të cilën ai punoi me përkushtim.

Ngushëllime të sinqerta familjarëve dhe të gjithë bashkëpunëtorëve të tij!

https://www.facebook.com/100044385821029/posts/pfbid0QTbZyPo6fSQ65BzRfuv59vuxZa6bps42HUeDnhFaYc8FccSqFw7Tf8sXfZnMMwrUl/?mibextid=Nif5oz