Aventurieri danez 44-vjeçari Thor Pedersen, bëhet personi i parë që viziton çdo vend pa fluturuar.

Projekti i Thor, i quajtur “Once Upon A Saga”, filloi 10 vite më parë në 2013 në Danimarkë dhe e ka çuar atë nëpër Evropë, Amerikë, Afrikë, Lindjen e Mesme, Azi dhe Paqësor me makinë, autobus, tren, varkë dhe madje edhe në këmbë. Ai ka udhëtuar në Male, në Maldive, në Oqeanin Indian së fundmi në bordin e një anijeje kontejneri për të arritur në vendin e tij të fundit të programuar. Pasi vizitoi 203 vende ai do të kthehet në Danimarkë…pa fluturuar, natyrisht.

Thor Pedersen u nis në misionin e tij në tetor 2013 duke lënë pas gruan e tij Le Pedersen, 40 vjeç, dhe punën e tij në transportin detar dhe logjistikë. Aventura e tij përfshin një udhëtim prej 223,072 miljesh. Kishte parashikuar të zgjaste 4 vite por shkoi deri në 10 për shkak të sfidave, duke përfshirë çështjet e vizave, trazirat politike dhe pandeminë COVID-19, e cila e mbajti atë në Hong Kong për dy vjet, pikërisht kur kishin mbetur vetëm disa vende.

Koha mesatare e kaluar Thor në çdo vend ishte 17 ditë në të gjithë udhëtimin, ndërsa vizita më e shkurtër ishte 24 orë në qytetin e Vatikanit. Qëndrimi më i gjatë në një vend ishte 27 ditë në një anije me kontejnerë nga Hong Kongu në Australi.

Pas përfundimit të misionit ai u martua me të dashurën e tij Le, e cila e ka vizituar 26 herë gjatë projektit, ndërsa ishte në Hong Kong – dhe shkoi në Maldive për ta mirëpritur, në destinacionin e fundit.

Njerëz të tjerë kanë vizituar çdo vend duke përdorur aeroplanë ose kanë ndërprerë udhëtimin duke fluturuar në shtëpi dhe duke rifilluar më vonë. Thor është i pari që e bën këtë tërësisht pa fluturim dhe në një udhëtim të vetëm, të pandërprerë, duke respektuar rregullin e vetë-imponuar prej të paktën 24 orësh në çdo vend.
Thor synon të përdorë projektin për të promovuar paqen, mirëkuptimin dhe shkëmbimin kulturor midis vendeve dhe për të shfaqur bukurinë dhe diversitetin e botës. Ai ka punuar gjithashtu për të rritur ndërgjegjësimin për çështjet globale si varfëria, pabarazia dhe ndryshimet klimatike, duke përfshirë punën me Kryqin e Kuq Ndërkombëtar.
“Një çelës për të përfunduar aventurën kanë qenë marrëdhëniet e forta me kompanitë e transportit detar, të cilat më kanë mirëpritur në bordin e 37 anijeve mallrash gjatë dekadës së fundit. Përndryshe, thjesht do të kishte qenë e pamundur të arrije shumë vende ishullore si Maldivet ose përtej Karaibeve dhe Paqësorit,” shton Thor për mediat e huaja.