Po vjen me një super projek të cilin e ka titulluar “Ani”, një këngë verore e shoqëruar edhe me videoklip që është punuar nga A Films. Nimi, këngëtari i ri i skenës shqiptare këtë projekt e ka punuar me Nexhat Mujovin – Wirusin, derisa si producent ekzekutiv i projektit është menaxheri i suksesshëm i skenës shqiptare, Labinot Nuraj. Nimi, ndonëse i ri në skenën muzikore shqiptare, planifikon që mos të ndalet me kaq pasiqë është duke bërë gati edhe shumë projekte të tjera të cilat do të publikohen në momentin e duhur, e deri në publikimin e tyre, ju mjafton të dëgjoni tingujt e bukur të këngës “Ani”.