Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, i ka dalë në mbrojtje BDI-së, pas paralajmërimeve për formimin e një qeverie pa BDI-në deri në zgjedhje.
Taravari po i mbron pozitat dhe kolltuqet e BDI-së gjoja me arsyetimin se nuk mund të ketë qeveri pa shqiptarët, edhe pse vetë BDI-ja tha se është e gatshme të heq dorë nga pushteti deri në zgjedhje.
Aleanca për Shqiptarët më herët hoqi dorë nga kërkesa për ndryshimin e formulimit “gjuha që e flasin 20%…” për gjuhën shqipe, gjoja për hirë të ndryshimeve kushtetuese. Por, Taravari nuk lejon që për hirë të ndryshimeve kushtetuese BDI-ja të shkojë në opozitë.