Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka reaguar për situatën aktuale në veriun e Mitrovicës.
Ahmeti në reagimin e tij shkruan se Serbia duhet të ndaloj provokimet dhe cështjet të zgjidhen me bisedime.
Statusi i plotë:
Thellësisht i shqetësuar për situatën e tensionuar në raportet mes Kosovës dhe Serbisë.
Dënoj ashpër aktin e kidnapimit të policëve të Kosovës sot nga forcat speciale të Serbisë dhe pres lirimin e menjëhershëm të tyre.
Pala serbe duhet ti ndalojë provokimet menjëherë dhe të dyja palët të ulen urgjentisht në tavolinën e bisedimeve dhe me ndërmjetësimin e aleatëve tanë, bashkësisë euro-amerikane, t’i japin fund kontestit shumëvjeçar përmes njohjes së ndërsjelltë.
Integriteti dhe sovraniteti territorial i Kosovës është i paprekshëm dhe i garantuar nga faktori ndërkombëtar.
Tani është koha të ndërmerren veprime që të ruhet paqja, stabiliteti rajonal dhe perspektiva jonë europiane.