Në kuadër të ngjarjes Prespa Forum, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti është takuar më përfaqësuesin special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach.

Ahmeti përmes një statusi në rrjetin social Facebook, shkruan se stabiliteti i vendit dhe rajonit përforcon politikat e fqinjësisë së mirë.

Postimi i plotë:

Ishte kënaqësi që në kuadër të Prespa Forum Dialogue të bashkëbisedoja për situatën aktuale në vend dhe në rajon me përfaqësuesin special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, z. Stuart Peach.
Potencuam rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit rajonal, përforcimit të politikave të fqinjësisë së mirë dhe vazhdimit të dialogut për zgjidhjen e kontesteve që janë predispozitat bazë për ardhmërinë tonë europiane.
Shpreha mirënjohjen time ndaj mbështetjes konsistente të Mbretërisë së Bashkuar në proceset më vitale të zhvillimit demokratik të vendit.