Zëvendëskryeministri i parë i vendit, Artan Grubi ishte sot i ftuar në ngjarjen Forumi i Prespës, me ç’rast ishte dhe folës në panelin “Pajtimi dhe Demokracia si katalizatorë të ndryshimit në Ballkan”.

Grubi në faqen e tij zyrtare në Facebook, shkruan se pavarësisht disa politikave regresive, ndryshimet kushtetuese do të bëhen dhe vendi do të gëzoi progresin dhe sukseset ashtu siç ka ndodhur deri më tani me të gjitha marrëveshjet e realizuara me sukses.

Statusi i plotë:

Frymën proeuropiane dhe vendosshmërinë tonë për të çuar përpara proceset e nevojshme për integrimin e vendit në Bashkimin Europian nuk mund ta zbehin dhe mposhtin tentativat e mbjelljes së vazhdueshme të frikës, këtë e potencova sot në panelin “Pajtimi dhe Demokracia si katalizatorë të ndryshimit në Ballkan” në Prespa Forum Dialogue.

Tentuan ta bëjnë këtë edhe më parë, por iu shuan shpresat destruktive me Marrëveshjen e Ohrit, atë të Prespës dhe me Marrëveshjen për fqinjësi të mirë.

Duan apo s’duan rrymat regresive vendi ynë do të miratojë ndryshimet kushtetuese dhe do të vazhdojë rrugëtimin drejt Bashkimit Europian me përkrahjen e madhe të mbarë faktorit ndërkombëtar.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid0DsjFqcGXLH6xKNPvUxrkTdwM34fQS7aUYdo3wLFqgb5apb1ae8vsrdgGGppatSu4l&id=100044385821029&mibextid=Nif5oz