Reagon KPM-ja për rastin e Klan Kosovës.
Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) ka reaguar pas vendimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, gjegjësisht Agjencisë për Regjistrim të Bizneseve (ARBK) për të pezulluar certifikatën e biznesit të shoqërisë tregtare “Klan Kosova sh.p.k”.
Sipas njoftimit, KPM-ja është duke e analizuar rastin konform Ligjit për KPM-në dhe rregulloreve që kanë të bëjnë me dhënien e licencës dhe vlerësimin e aplikacioneve për licencë.
“Rasti do të trajtohet në mbledhjen e KPM-së të premten më 16 qershor 2023”, thuhet në reagimin e KPM-së në Facebook.
Të mërkurën, ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka iniciuar kallëzim penal ndaj Klan Kosovës.
Reagimi i plotë:
Njoftim
Komisioni i Pavarur i Mediave është vënë në dijeni se sot Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve ia ka pezulluar çertifikatën e biznesit shoqërisë tregtare “Klan Kosova sh.p.k”.
Komisioni është duke e analizuar rastin konform Ligjit për KPM-në dhe rregulloreve që kanë të bëjnë me dhënien e licencës dhe vlerësimin e aplikacioneve për licencë.
Rasti do të trajtohet në mbledhjen e KPM-së të premten më 16 qershor 2023.