Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka thënë se do të shkojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për vizitë për të biseduar për zhvillimet e javëve të fundit në veri të Kosovës.
Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se kjo vizitë e tij vjen mes ftesë të Washingtonit zyrtar.
“Më pas do të shkoj në Washington me ftesë të partnerëve të mi amerikanë. Ne do të kemi diskutime intensive për rrugën para dhe hapat e ardhshëm të menjëhershëm”, ka thënë Lajçak.
Ai ka njoftuar se ka takuar Zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mircea Geoana ku kanë diskutuar për situatën në veri të Kosovës, dhe kanë rënë dakord se duhet të ndërmerren hapa të menjëhershëm për de-përshkallëzimin.
Postimi i plotë i Lajçak:
Përshëndetje nga edicioni i sivjetshëm i Dialogut të Forumit të Prespës në 🇲🇰 Maqedoninë e Veriut. Pavarësisht motit me shi, dita ishte e mbushur me diskutime tërheqëse së bashku me partnerë, kolegë dhe miq të çmuar, duke e bërë atë një përvojë shpërblyese.
Natyrisht, zhvillimet e fundit në rajon, në veçanti tensionet e larta ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe situata në veri të Kosovës, ishin në radarin e të gjithëve.
Në fillim të kësaj jave, i informova kolegët e mi në Bruksel për vizitën time të fundit të përbashkët në rajon, situatën aktuale dhe rrugën përpara. Gjatë vizitës sime në selinë e NATO-s, u takova edhe me Zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mircea Geoana për të diskutuar situatën në veri të Kosovës.
Të dy ramë dakord se duhet të ndërmerren hapa të menjëhershëm për de-përshkallëzimin. Më tej e theksova këtë pikë teksa iu drejtova ambasadorëve të NATO-s dhe BE-së.
Do të shkoj në Uashington DC 🇺🇸 më pas me ftesë të partnerëve të mi amerikanë. Ne do të kemi diskutime intensive për rrugën përpara dhe hapat e ardhshëm të menjëhershëm.