Propozimi të viti shkollor të fillojë më vonë, jo më 1 shtator, nuk i është dorëzuar Qeverisë, deklaroi sot ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri duke iu përjgigjur pyetjeve të gazetarëve nëse mësimdhënësit dhe sindikatat janë konsultuar për propozimin e MASH-it që viti shkollor të fillojë më 11 shtator, të ketë pushim pranveror dhe të përfundojë nga fundi i qershorit.

“Ende nuk është parashtruar propozim në Qeveri. Është diskutim që filloi së bashku me sindikatat”, u përgjigj ministri, duke sqaruar se edhe pse tek ne viti i ri shkollor fillon më 1 shtator, në vende të tjera ai fillon më vonë.

Ai theksoi se Qeveria do të vendosë si është më mirë për procesin arsimor, duke cekur se këto ndryshime mund të realizohen edhe nga shtatori, për çka, sipas tij, ka mjaft kohë.

“Nëse vendosim për 1 shtator, do të jetë e premte. Nëse vendosim për variantin e dytë, është nga mesi i muajit shtator. Varianti i tretë është fillimi i 1 shtatorit, por, gjithashtu nxënësit të kenë pushim pranveror”, sqaroi Shaqiri.

I pyetur nëse viti i ri shkollor do të fillojë pa probleme, ministri u përjgigj se konsideron që do të jetë ndër më të sukseshmit në pjesën e dorëzimit të librave shkollorë që nga fillimi.

Ministri u ypet nëse do të ketë prëgjegjësi për atë që u hakuan testet e provimit të maturës.

“Kam kërkuar nga Qendra shtetërore e provimeve dhe Këshilli t’i ketë parasysh të gjitha ligjet dhe çdo shkelje, të ketë konkludime për procesin arsimor në pjesën e përshkrimit të maturës shtetërore. Nëse pati hakerim të një pjese të maturës shtetërore, do të kishte hapa tët jerë. Por, edhe ne si shoqëri në periudhën në vijim të gjithë të japim kontribut që ngjarje të këtilla të ketë sa më pak në procesin arsimor”, theksoi Shaqiri.