Nëse s’do të ketë marrëveshje për de-eskalim të situatës në veri të Kosovës, Bashkimi Evropian pritet të marrë vendim për vendosjen e sanksioneve ndaj palëve në dialog, të hënën e javës që po vjen.

Gazeta Express merr vesh se vendimi për sanskione pritet të merret në takimin e Këshillit për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, që do të mblidhet më 26 qershor.

Siç është konfirmuar edhe në agjendën zyrtare të këtij takimi, çështja e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë pritet të jetë temë diskutimi.

Bashkimi Evropian ka disa ditë që ka propozuar planin e tyre tre pikësh, që kërkon kryerje të detyerave nga kryetarët e komunave veriore në objekte alternative, reduktim të policisë në objekte të komunave dhe gjithashtu nga Serbia heqjen dorë nga përkrahja e grupeve radikale dhe organizim të zgjedhjeve të reja.

Këtë plan tre pikësh të BE-së e përkrah edhe SHBA, duke konsideruar se është rruga më e mirë përpara. Kryeminsitri Kurti ka zhvilluar sot takim në Bruksel me Borell, nuk dihet ende se cili do të jetë rezultati. Borell pritet të flasë para mediave pas takimit edhe me presidentin serb, Vuçiq.