Pjesët më efektive të modës dhe aksesorët këtë vit vijnë në nuancën e verdhë.

Ngjyra e diellit dhe e ngrohtësisë do t’ju sigurojnë që të dalloheni në mjedis dhe të shprehni natyrën tuaj optimiste në ditët e nxehta të verës.Ngjyra e pranverës dhe verës është gjithsesi e verdha. Ajo thekson në mënyrë të përkryer ngjyrën e bronztë, është e gëzuar dhe valëvitëse dhe i përshtatet çdo siluete.

Këtë vit bota e modës së lartë prezantoi kreacione shumë të bukura në nuancat e së verdhës. Lumturia, dielli dhe një humor i mirë janë ato me çfarë lidhet më shumë ngjyra e verdhë. Shpesh është një zgjedhje e preferuar e individëve aventurierë dhe të mençur.Pikërisht Heidi Klum shkëlqeu me një fustan të verdhë shumë të bukur në tepihun e kuq të Festivalit të Filmit në Cannes të këtij viti, dhe krijimtaria është firmosur nga stilisti libanez Zuhair Murad.