Stresi, mënyra e jetesës jo të shëndetshme dhe shumë faktorë të tjerë mund të çojnë në sëmundje dhe gjendje të ndryshme, duke përfshirë goditjen në tru, simptomat e të cilës ndonjëherë mund të jenë shumë tinëzare.
Ekspertët theksojnë se me ardhjen e temperaturave të larta shtohen edhe rastet e infarktit dhe goditjes në tru.
Simptomat e goditjes në tru janë shumë karakteristike dhe prekin gjithmonë, ose më së shpeshti prekin njërën anë të trupit, pra fytyrën, krahët dhe këmbët.
Natyrisht pengohet edhe ecja dhe nëse të folurit çrregullohet në ndonjë mënyrë, është pothuajse e sigurt se bëhet fjalë për goditje në tru. /Telegrafi/