Raportimet në Turqi thonë se Milani ka kërkuar leje me shkrim nga Fenerbahce për të negociuar me Arda Guler.

Ka shumë konkurrencë, pasi Benfica, Ajax, Borussia Dortmund dhe Barcelona janë lidhur të gjithë me adoleshentin.

18-vjeçari është një sensacion dhe tashmë ka katër paraqitje për Turqinë, duke shënuar një gol spektakolar në ndeshjen e fundit kualifikuese për Euro 2024.

Gazetari turk Yahiz Sabuncuoglu raporton se Milani i shkroi Fenerbahçes duke kërkuar leje zyrtare për të negociuar drejtpërdrejt me Arda Guler dhe për të diskutuar kushtet personale.

Ata janë të etur për të qetësuar tifozët pas kalimit të Sandro Tonalit te Neëcastle United.

Produkt i akademisë së Fenerbahçes u promovua në skuadrën e parë në vitin 2021 dhe ka kontratë deri në qershor 2025.

Duke luajtur si një mesfushor kreativ në mbështetje të sulmuesve, Guler shënoi gjashtë gola dhe dha shtatë asistime në 35 ndeshje konkurruese për klubin e tij këtë sezon.