Kreu i partisë më të vogël opozitare, Ramush Haradinaj e thotë me plot bindje se nuk do të ketë lufte të paktën për 50 vitet e ardhshme.
Këto deklarime i bëri në një paraqitje në Pressing, ndërsa komentoi edhe takimin e sotëm me presidenten.
Sipas tij, përderisa është një ushtar amerikan këtu, nuk do të ketë luftë dhe kjo është e kryer. Madje, ai vlerëson se nuk do të ketë luftë as në rajon.
“Sipas bindjes sime kurrë nuk do të ketë luftë në rajon, është kry lufta. Kurrë s’po them, por jo sa jem gjallë na, nuk po them që në 50 vjetët që vijnë do të ketë luftë. Është Amerika, është ushtari amerikan dhe nuk ka me ndodh një luftë”, ka thënë Haradinaj.