Pacolli thotë se Rama në koordinim me Grenell patën rol në lirimin e policëve.
Kryetari i AKR-së dhe deputeti Behgjet Pacolli ka thënë se Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ish I dërguari i ShBA-së për Ballkanin, Richard Grenell kanë qenë çelësi i lirimit të tre policëve të kidnapuar.
“Një e vërtetë e pathënë në lirimin e policëve është roli i Ramës në koordnimim të plotë me Grenell, njeri i afërt me Presidentin Trump. Kjo ka qenë edhe arsyeja e vizitës së tij në rajon”, është shprehur Pacolli në Twiiter, përcjell KlanKosova.
“Kjo meriton falënderim të madh për secilin që ka kontribuuar për këtë rast”.