Barcelona e ka zyrtarizuar transferimin e Ilkay Gundoganint.

Futbollisti i deritashëm i Manchester Cityt nënshkroi kontratë dyvjeçare me Barcelonën.

Përfaqësuesi gjerman i dha fund kështu eksperiencës në Angli vetëm pak javë pasi i fitoi tre trofe të rëndësishëm me “Citizens”, Ligën e Kampionëve, Premierligën dhe FA Cup.

32 vjeçari, i cili i ka realizuar 60 gola në 304 ndeshje me “Qytetarët” do të jetë në dispozicion të trajnerit Xavi Hernandez, ndërsa klauzola e shkëputjes së kontratës së tij është rreth 400 milionë euro.

Gundogan largohet nga “Etihad Stadium” pas shtatë vjetësh qëndrimi aty dhe me 12 trofe të rëndësishëm të fituar në Angli.

Më parë, ai kishte luajtur edhe në Gjermani në Borussia Dortmund.