Ambasadori francez feston Kurban Bajramin në një familje shqiptare.

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot për festën e Kurban Bajramit ka qëndruar në një familje shqiptare.

Kështu tregoi ambasadori francez me anë të një postimi në Twitter, ku tha se ka qenë te njëri nga të punësuarit në këtë ambasadë, njofton Klankosova.

“Shumë i nderuar që festova Bajramin në familjen e një prej punonjësve të Ambasadës. Urime Bajrami. Ndihem i privilegjuar ta festoj Bajramin me familjen e një kolegu të Ambasadës”, shkroi Guerot.