Miliona myslimanë në mbarë globin po festojnë Kurban Bajramin, një nga festat më të mëdha në kalendarin islamik.
E njohur si “Festa e Sakrificës”, kremtimi përkon me ritet e fundit të Haxhit vjetor në Arabinë Saudite.
Kurban Bajrami përkujton gatishmërinë e Profetit Ibrahim për të sakrifikuar djalin e tij Ismailin si një akt bindjeje ndaj Zotit.
Besimi thotë se Zoti e kurseu djalin duke vendosur një dash në vend të tij.
Dita shënohet me flijimin e një kafshe, zakonisht dhie, dele ose lope, dhe shpërndarjen e mishit midis fqinjëve, anëtarëve të familjes dhe të varfërve.
Më poshtë ua sjellim disa fotografi që tregojnë se si po festohet Kurban Bajrami, në disa vende në botë.