“Për çdo ditë jam në komunikim me Kryesinë e Haxhit të sivjetmë, me haxhilerë dhe jam i lumtur që përshtypjet janë se gjithçka shkon sipas programit të miratuar nga Riaseti i BFI e RMV. Tashmë është kryer Umreja, qendrimi në Arafat, Tafavi, hudhja e guralecëve që do të kryhet sot si dhe në kontinuitet do të kryen edhe obligimet tjera që parashifen në programin e Haxhit, kumtoi sot ne mengjes kreu i BFI, Shaqir Fetahu, transmeton Flaka Media

Sipas tij, të gjitha obligimet janë kryer në mënyrën profesionale dhe konform rregullave të Islamit mbi haxhin.

“Bëhet çmos që haxhinjëve edhe më tutje t’ju plotësohen të gjitha kushtet me qëllim që të kenë një haxh sa më të rehatshëm dhe sa më të lehtë. Uroj për angazhimin e deritanishëm Kryesinë e Haxhit, ekipin udhëheqës fetar, ekipin mjeksor, në veçanti nivelin e lartë të vetëdijes dhe disiplinën e treguar të haxhinjëve në ditë e kaluara. Andaj, të gjithë 2030 haxhilerë janë mirë në shëndet dhe të gjithë i sgoqëron dëshira, gëzimi dhe vullnet inpalihatshën për të kryer sa më mirë në vazhdin obligimin e Haxhit – kushti i pestë themelor i Islamit. Uroj kontinuitet dhe angazhim të mbarë në ditët e ardhshme në vendet e shenjta. Gjithçka në shërbim të mysafirëve të Allahut Fuqiplotë.”, perfundon Shaqiri.

Sivjet udhëtarë për në vendet e shenjta nga Maqedonia e Veriut ishin 2.030 haxhinj. Flaka Media