Në një intervistë ekskluzive për indeks.mk flet zëvendës ministrja e Drejtësisë, Viktorija Avramovska Madiq. Ajo tregon dinamikën e grupit të punës për ndryshimet kushtetuese, pengesën e opozitës si dhe kushtet të cilat i kanë vendosur opozita.

Si e vlerësoni dinamikën e procedurave të parashikuara për ndryshimet kushtetuese? A ofroi zgjidhje të mira komisioni i përbërë nga ekspertë?

Ndryshimet kushtetuese janë rruga e vetme drejt BE, ndryshimet kushtetuese janë për një të ardhme më të mirë dhe më të sigurtë për qytetarët, dhe për këtë duhet të përfshihen të gjithë, propozimi që doli nga ministria e Drejtësisë më saktë nga Qeveria si propozim për hapjen e ndryshimeve kushtetuese ishte përgaditur nga ekspert nga ana e partive politike dhe ishte në kuadër të kornizës të bisedimeve propozimi Francez dhe përfundimeve të dhëna në Parlament dhe për të pasur sukses ndryshimet kushtetuese duhet të ketë dialog, dialogu duhet patjetër të jetë pjesë e të gjithëve përfshinë të gjithë andaj Qeveria përfshinë edhe mediat edhe shoqatat joqeveritare, kishte një debat edhe tek Akademia dhe ai propozim është i pranueshëm se me hapjen e Kushtetutës dhe fillimin e vendosjes së një pjese të popullatës në preambulë si janë bullgarët, as identiteti i qytetarëve nuk do të preket. Qeveria për këtë edhe bëri takimin e liderëve me VMRO DPMNE se për gjithë këtë duhet koncenzus, përfshirjen e të gjithë faktorëve politik, nuk mund këtë ta bëj e vetme Qeveria ose vetëm një parti politike por duhet të jenë të gjithë të përfshirë duke nisur edhe nga opozita.

Pengesa kryesore e ndryshimeve kushtetuese është opozita? A prisni që ata të përfshihen me idetë e tyre se si të përfundojë procesi i ndryshimeve?

Pas takimit të liderëve, qëndrimi i VMRO DPMNE si opozitë ndryshoi, nga fillimi ishte se nuk do përkrahin ndryshimet kushtetuese se fliste për një bullgarizim të Maqedonisë së Veriut por në ndërkohë ndryshimet kushtetuese ishin të pranueshme por në bazë të disa kushteve, kushte nuk ka hapësirë të vendosen sepse bëhet fjalë për kornizë kushtetuese e cila është vendosur dhe deri në momentin që vendi nuk plotëson kushtet që të mbahet konferenca e dytë ndërqeveritare dhe të hapet Kapitulli i 1-rë dhe vazhdojnë bisedimet për hyrje në BE nuk ka hapësirë për bisedime të reja, ne jemi të hapur dhe gjitha qëndrimet nga ana e kryeministrit janë thënë dhe dera është e hapur e besojmë që jo vetëm nga opozita që ndryshon qëndrimet por mendoj se tek të gjithë 120 deputetët do ketë reflektim në votimin e parë që pritet të mbahet para fillimit të pushimeve ose pas pushimeve varësisht nga dinamika që do bëj Parlamenti në varësi të asaj se si do të dorëzohen nga ana e Qeverisë do i kemi 2/3 e deputetëve që të vazhdojmë më tej drejt BE.

VMRO-ja me kushtet e veta, dhe partitë shqiptare nuk janë pa të, dhe shohin mundësi të fshijnë kategorinë “20 për qind” për gjuhën shqipe? Si të balancohen të gjitha këto interesa?

Tema e 20% nga partitë shqiptare tashmë është mbyllur për faktin se në grupin e punës kishte përfaqësues nga të gjithë ku u tejkalua ajo çështje dhe u potencua se me MO solli një shoqëri për të gjithë ne nuk ka nevojë për këtë moment, ministria e Drejtësisë do jetë e hapur për të gjithë sa i përket ndryshimeve kushtetuese jo vetëm për gjuhën 20% por edhe çështje tjera por jo për momentin sepse për momentin kemi prioritet që është kyç sa i përket rrugës së integrimit që vendi mos mbetet në izolim siç ishte 11 vite me rradhë, tashmë 20 vite flasim për integrimin europian, ky moment është kyç dhe nuk mund të kemi propozim më të mirë dhe këtë e dinë të gjithë dhe besoj se gjithë partitë politike nuk do të cënojnë marrëveshjen dhe të hapin këtë çështje sepse është e rëndësishme që të kalojë ajo që është dakorduar me marrëveshjen franceze.

Përveç interesave të ngushta politike të opozitës, nuk mund të nënvlerësohet fakti se disa maqedonas etnikë kanë frikë se ndryshimet janë në dëm të tyre. Cilat janë argumentet për ta larguar atë frikë nga qytetarët?

E dëgjojmë këtë vazhdimisht nga disa ekspert që anojnë nga opozita megjithatë e plasojnë atë që të perceptojnë atë të opozitës se do ketë bullgarizim por jo, ne në preambulë kemi edhe popuj tjerë, shqiptarët, turqit, serbët etj, dhe në asnjë moment nuk është cënuar ajo dhe nuk është ridhënë dhe qytetarët duhet të kuptojnë se duhet të vendosen edhe të dhënat nga regjistrimi i fundit dhe me vendosjen e bullgarëve në Kushtetutë bëjmë krahasimin mes popullit bullgar dhe atij maqedonas dmth këtu i ndajmë se ka të bëj për dy popuj dhe dy vende dhe nga këtu mund të vlerësojmë se është bërë perceptim i gabueshëm se do cënohet identiteti dhe gjuha maqedonase dhe do i meret ndonjë gjë qytetarëve por nga kjo do përfitojmë më shumë sepse do na hapet dera drejt BE do të rritet zhvillimi ekonomik, do kemi arsim e shëndetësi më të mirë, investime dhe fonde të ndryshme dhe në këtë fazë kur kaluan ndryshimet për propozimin francez kaluan edhe diku rreth 100 milionë euro ndihmë për vendin, andaj për të hapur dyert qytetarët duhet të kenë të qartë se me këtë proces në asnjë moment identiteti nuk do jetë aspak cënues.

Po nëse dështon votimi në Kuvend, a kemi plan B?

Jam e bindur se nuk do të dështojnë sepse situata në periudhën e fundit po ndryshon në kahje tjetër dhe dialogu tregon se një numër i madh i deputetëve të VMRO do të ndryshojnë mendimin, jo se bëhet ndonjë presion sepse një gjë e tillë nuk ekziston, por ato 120 deputetë do të kuptojnë se kjo është e mirë për të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve të tyre dhe për këtë nuk ka nevojë të diskutojmë për gjëra të tjera sepse ky proces do të përfundojë diku për rreth 4-5 muaj diku në nëntor megjithatë është e nevojshme votimi i parë që do të dëshmojmë se kemi 2/3 e votave por në këtë proces pres që edhe VMRO DPMNE të jep kontributin e saj.

https://fb.watch/luxqJtPkZW/?mibextid=Nif5oz