Ish-Miss Kosova dhe këngëtarja Drenusha Latifi, ka tash e afro një dekadë që qëndron larg nga jeta publike.

Ajo u zhvendos në Suedi ku edhe krijoi familjen e saj, duke bërë dy fëmijë të quajtur Ynwa dhe Zak.

Por sipas burimeve të fundit pranë këngëtares, raportohet se ajo i ka dhënë fund martesës së saj me biznesmenin shqiptar Atilla Kartesh.

Drenusha Latifi (Foto: Drenusha Latifi/Instagram)

Çifti i cili kanë 10 vite gati të martuar, duket se kanë vendosur t’i ndajnë rrugët, duke u fokusuar individualisht në rritjen e dy fëmijëve të tyre.

Kronika e përjavshme ‘E vërtetë/E pavërtetë’ e emisionit ‘Prive’ ka raportuar mbi ndarjen në fjalë, duke treguar se mbi çështjen është kontaktuar edhe vet ish-missi.

Mirëpo Drenusha ka thënë se nuk e ka parë të arsyeshme të prononcohet, meqë tash e shumë vite nuk është më aktive në jetën publike. /Telegrafi/