Futbollisti i kombëtares Shqiptare, Marash Kumbulla është bërë baba për herë të parë. Lajmin e ëmbël e ka bërë të ditur vetë mbrojtësi i Kombëtares përmes një postimi në rrjetet sociale. Ai ka ndarë foto së bashku me partneren e tij dhe të voglën të cilën e kanë quajtur Matilde.
Mbrojtësi i Romës shfaqet tepër i lumtur teksa mban në krahë vajzën e tij.
“Mirëseerdhe Matilde, mami dhe babi tashmë janë marrëzisht të dashuruar me ty”, shkruan Kumbulla në “Instagram”.