Opozitarja VMRO-DPMNE asnjehërë nuk ka treguar kapacitete shtet-forumese, gjithëherë i ka ikur marrjes së përgjegjësisë për projektet vitale dhe kapitali për vendin, thotë ish-deputeti dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Ismet Ramadani, duke folur për refuzimin e opozitës ndaj ndryshimeve të nevojshme kushtetuese që vendi të ecë pa panegesa në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

“Ndryshimet kushtetuese dhe qëndrimi i VMRO-DPMNE-së nuk më japin argument se është çështje ideologjike, sa është një (mos)gadishmëri e atyre që janë të përgjegjshëm për të ardhmen euroatlantike të shtetit. Kam përshtypjen se verbësisht janë hutuar, disa më shumë e disa më pak, me çdo kusht të kthehen në pushtet për interesa lukrarive. Populizmi, nacionalizmi, qëndrimi anti-perëndimor dhe anti-shqiptar është vetëm një pretekst propagandues për tu kthyer në pushtet. Ajo që brengos edhe më shumë, një pjesë e konsiderueshme e insajderëve, intelektualëve dhe publicistëve maqedonas me relacione të dyshimta pro-ruse po ndikojnë që VMRO-DPMNE të jetë pre e politikave pro-ruse, me vetëdije ose pavetëdije”, deklaroi Ramadani për Indeks.mk

Sipas tij, këto ndikime sikur e kanë shfrytëzuar këtë parti që me dëshirën e madhe për pushtet të shkaktojnë tollovi ideologjike dhe të ardhmen europiane të shtetit.

“Do te ishte mirë që forcat progresive në parti, ta ndihmojnë kryetarin e tyre të çlirohet nga këto qëndrime bajate dhe infantile në këto konstelacione serioze gjeopolitike pas agresionit rus në Ukrainë. Mendoj se obligim imanent për këte parti është të mbledh forcë për t’i votuar ndryshimet kushtetuese”, nënvizoi Ramadani.(Indeks.mk)