Në Qendrën për Menaxhim me Kriza në ora 13:11 në numrin për raste emergjente 112 është pranuar informacioni se automjeti “Golf” ka përfunduar në lum te ura “Koço Racin” në Prilep.
“Nga QMK-ja Manastir kanë kontaktuar me NjTKZ-në dhe janë njoftuar se kanë ekip në vendngjarje si dhe Ndihmën e Shpejtë dhe se në automjet ka dy persona të cilët janë nxjerrë”, thuhet në njoftimin e QMK-së.
Ata shtojnë se nga kjo ngjarje me lëndime ka përfunduar një person, por jashtë rrezikut për vdekje.
“Në automjet ka pasur 2 persona, prej të cilëve njëri ka marrë lëndime trupore dhe është lëshuar në mjekim shtëpiak, ndërsa tjetri ka marrë lëndime të rënda trupore, por është jashtë rreziku për jetë”, thonë nga QMK.