Në orët e para të së hënës ka ndodhur një shpërthim në veri të Mitrovicës.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili ka shtuar se nuk ka dëme materiale apo persona të lënduar.

“Ka qenë një detonim dikur rreth orës 01:00. Nuk ka dëme materiale, nuk ka të lënduar”, ka thënë Elshani.

Tutje, ai ka shtuar se shpërthimi ka ndodhur pranë lagjes “Tre Rrokaqiejt” në Mitrovicë të Veriut.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.