Gjithsej 300 deputetë të cilët në zgjedhjet në Greqi më 25 qershor fituan besimin e qytetarëve dhe siguruan ulëse në Parlament, sot do të bëjnë betimin solemn, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Pritet që nesër të zgjidhet kryetari i Parlamentit, ndërsa gjatë fundjavës të votohet për besim të Qeverisë.

Në Parlament hyjnë tetë parti politike të cilat e kaluan pragun e domosdoshëm zgjedhor prej tre për qind, ndërsa fituesi Demokracia e Re ka 158 deputetë dhe shumicën e nevojshme parlamentare prej minimum 151 vende të deputetëve.

SYRIZA siguroi 48 deputetë, PASOK 32 vende të deputetëve, Partia Komuniste 20, Spartanci dhe Zgjidhja greke nga 12 deputetë, partia Pobeda dhjetë, ndërsa Kursi i lirisë tetë deputetë.

Për herë të parë në Parlament hyjnë tre parti politike të reja: Kursi i lirisë i ish kryetares së Parlamentit nga radhët e SYRIZA-s, Zoi Konstantopulu, Pobeda me orientim të djathtë nga Selaniku dhe Spartanci e djathta radikale, e mbështetur nga ish deputeti i dënuar i Agimit të Artë, Ilias Kasidiaris.

Përbërjen paraprake parlamentare nga zgjedhjet e vitit 2019 e përbëjnë gjashtë parti politike, nga të cilat tani vetëm MERA25 e ish ministrit të Qeverisë së SYRIZAS Janis Varufakis, nuk arriti sërish të sigurojë ulëse të deputetëve.

Greqia tashmë u bë me Qeveri, për herë të dytë e drejtuar nga udhëheqësi i Demokracisë së Re, Kirjakos Micotakis.

Ministrat të martën e dhanë betimin solemn, i morën funksionet, ndërsa të mërkurën u mbajt edhe seanca e parë qeveritare.

Në fund të javën me siguri nga dita e enjte deri të shtunën do të mbahet seanca treditore në Parlament për votëbesimin e Qeverisë.