Në dy paraqitjet në afatin e qershorit për regjistrim në vitin e parë në arsim të mesëm në vitin shkollor 2023/2024 janë regjistruar 15.481 nxënës, nga të cilët thuajse dy të tretat në shkollat profesionale. Ministria e Arsimit dhe Shkencës informoi se sipas rang-listave përfundimtare në arsimin profesional janë regjistruar 10.277 nxënës, 4603 nxënës janë regjistruar në gjimnaze, 414 në gjimnazin e sporteve dhe 187 në arsimin e artit figurativ.

Sipas gjuhës mësimore, 3.852 nxënës janë regjistruar për mësim në gjuhën shqipe, 11.325 për mësim në gjuhën maqedonase, 298 për mësim në gjuhën turke dhe gjashtë nxënës për mësim në gjuhën serbe.

Në paraqitjen e parë, që u realizua përmes aplikimit elektronik më 20 dhe 21 qershor, janë paraqitur 16.007 nxënës, ndërsa në paraqitjen e dytë – më 27 dhe 29 qershor janë paraqitur 3371 nxënës.

Paraqitja për regjistrim në afatin e gushtit do të jetë më 21 gusht deri në orën 24 në shollat në të cilat ka vende të lira.

MASH kumtoi se në arsimin gjimnazist janë plotësuar të gjitha vendet në gjimnazet “Nikolla Karev” dhe Georgi Dimitrov”.

Për arsimin profesional konkursi ka përfunduar në më shumë shkolla të arsimit profesional:

Drejtimi ekonomiko-juridik dhe tregtar:

-SHMQSH “Cvetan Dimov” – Shkup për profilin arsimor shitës – referent për shërbime të shitjes në gjuhën shqipe;

Drejtimi Elektroteknik:

– SHMKT “Gostivari” – Gostivar për profilin arsimor elektroteknik për teknikë kompjuterike dhe automatikë në gjuhën mësimore shqipe dhe maqedonase;

Drejtimi i mjekësisë:

– SHMKM “Gostivari” – Gostivar për profilin arsimor motër medicinale në gjuhën mësimore shqipe dhe në gjuhën mësimore maqedonase;

– SHMT “Nace Bugjoni” – Kumanovë për profilin arsimor motër medicinale në gjuhën mësimore shqipe;

– SHMQSH “Dr. Pançe Karagjozov” – Shkup për profilet arsimore motër medicinale, infermiere obstetrike gjinekologjike, teknik i dhëmbëve dhe teknik farmaceutik në gjuhën mësimore shqipe dhe për profilet arsimore teknik farmaceutik dhe teknik fizioterapist në gjuhën maqedonase;

– SHMQSH “Cvetan Dimov” – Shkup për profilet arsimore motër medicinale dhe teknik farmaceutik në gjuhën mësimore shqipe;

– SHMKM „Nikolla Shtejn” – Tetovë për profilin arsimor motër medicinale në gjuhën mësimore shqipe dhe maqedonase .

Shërbime personale:

– SHMQSH „Saraj” – Shkup për profilin arsimor parukier në gjuhën mësimore shqipe;

– SHMKM “Nikolla Shtejn” – Tetovë për profilin arsimor teknik për trajtim kozmetik dhe zbukurim në gjuhën mësimore shqipe.

Drejtimi kimiko – teknologjik:

– SHMQSH „Maria Kiri Skllodovska” – Shkup për profilin arsimor teknik laboratorik kimik në gjuhën mësimore shqipe;

– SHMK „Niko Nestor” – Strugë për profilin arsimor teknik laboratorik kimik në gjuhën mësimore shqipe.