Ka përafrime më serioze ndaj ideve, mendimeve dhe kërkesave tona dhe atë çfarë Ministria e Financave dhe Qeveria mund të ofrojnë në aspektin e kërkesave tona, deklaroi sot kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Sllobodan Trendafillov, pas takimit të grupit punues të Këshillit Ekonomik dhe Social në Ministrinë e Financave lidhur me metodologjinë për rritjen e pagave në sektorin publik dhe institucionet.
Në mbledhjet e grupit të punës së Këshillit Ekonomik dhe Social në Ministrinë e Financave është diskutuar për metodologjinë e rritjes së pagave në sektorin publik dhe institucionet.
“Jemi afër asaj që po flasim, 14.2 për qind, 12.55 për qind dhe 10.9 për qind si bazë mbi të cilën do të rriten pagat e punonjësve të sektorit publik. Mbetet të shihet nëse do të merret parasysh ndonjë parametër në llogaritjen e pagave dhe të gjithë të punësuarit në sektorin publik do të kenë të njëjtën rritje të përqindjes së pagave nga shtatori”, tha Trendafilov.