Një mjeke nga Qendra Klinike “Nënë Tereza” është goditur me shishe plastike, njoftojnë nga MPB.
“Me datë 04.07.2023 në ora 11:45, N.B.(42) nga Shkupi ka raportuar se në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza”, më saktësisht në Qendrën Urgjente, derisa ishte duke kryer detyrën e tij si mjek një person e goditi me një shishe plastike.
Policia po merr masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.