Sot rreth rreth orës 12:45, treni ka goditur një veturë në fshatin Videjë të Klinës, ku si pasojë, një person ka humbur jetën.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media, raporton Klan Kosova.
“Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, aty ёshtё kuptuar qё si pasojë e aksidentit njё person (vozitёsi i veturёs) ёshtё lënduar rёndё, i njëjti ёshtё dёrguar nё emergjencёn e spitalit rajonal nё Pejё, aty nga ekipi mjekësor ёshtё konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në komunikatë.
Me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit, trupi i viktimës dërgohet në institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë për obduksion.