Zbulohen dëshirat e fundit të Berlusconit në testamentin e shkruar me dorë që në vitin 2006
Vendimi për Fininvest dhe pasurinë ishte marrë që në vitin 2006. Kjo është zbuluar nga testamenti i Silvio Berlusconit, i cili e shkroi atë me dorë më 2 tetor 2006 në një fletë të verdhë me titullin “Villa San Martino”.
Njëmbëdhjetë rreshta në një fletë dhe dhjetë në një tjetër tregojnë vullnetin e tij, me një stil të thatë dhe të qartë, asnjë prej fëmijëve të tij nuk do të mbajë kontrollin i vetëm mbi Fininvest SpA, të ushtruar më parë nga vetë babai.
Testamenti holografik i lënë nga Silvio Berlusconi nuk përmban detajet e pasurisë së tij dhe as vlerësimin e të gjitha pasurive të tij që përfshin, përveç Fininvest, shumë ndërtesa dhe vila, nga ajo e Arcore (ku biznesmeni shkroi testamentin e tij të fundit, më një bllok shënimesh me titullin Villa San Martino) në Villa Certosa, për një vlerë që sipas thashethemeve është rreth 4 dhe 5 miliardë. Për Fininvest kjo do të thotë se Marina shton 8.33% të aksionit të ashtuquajtur ‘legjitim’ në 7,81% të aksioneve të zotëruara tashmë dhe 10,40% të aksioneve të disponueshëm duke arritur në 26, 54%; E njëjta përllogaritje vlen edhe për Pier Silvio, i cili rezulton të ketë një pjesë identike të të drejtave të votës në shoqërinë holding (e barabartë me 26.54%). Të dy vëllezërit më të mëdhenj së bashku, kontrollojnë 53% të Fininvest.