Don Xhoni dhe Butrint Imeri kanë prishur raportet e tyre miqësore.
Dyshja kanë hequr njëri-tjetrin nga ‘Instagrami’, shkruan lajmi.net.
Madje ditën e djeshme, reperi nga Drenica reagoi shkurt në ‘Instagram’.
“Mos u merakosni shumë”, ka shkruar ai.
Por çudia është që ani pse nuk ndiqen me njëri-tjetrin në ‘Instagram’, Don Xhoni vazhdon të mbajë foton me Butrintin në profilin e tij.
E gjithashtu edhe Butrint Imeri mban foto me Don Xhonin në profilin e tij në ‘Instagram’.
Duket se dyshja po na mashtrojnë lidhur me prishjen e miqësisë./Lajmi.net/