Ndryshimet kushtetuese janë thelbi i kompromisit europian dhe Bullgaria nuk kërkon asgjë më shumë nga Maqedonia e Veriut për të nisur negociatat me Bashkimin Europian (BE). Kështu ka deklaruar kryeministrit bullgar Nikollaj Denokov në një intervistë të publikuar në faqen zyrtare të qeverisë bullgare, përcjell Indeks.mk

Në intervistë ai po ashtu thekson se është i vetëdijshëm se Sofja po i dërgon sinjale të gabuara Shkupit dhe se këtë gjë e ka diskutuar me kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe pohon se të njëjtin qëndrim ua ka përcjellë disa kolegëve evropianë, ndonëse siç shprehet ai, është i vetëdijshëm se sa e vështirë është, por në të njëjtën kohë një hap i rëndësishëm përpara për autoritetet në Shkup, por edhe për qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

Nikollaj Denokov
Nikollaj Denokov
“Për të nisur negociatat për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, ata duhet të ndryshojnë Kushtetutën e tyre. Natyrisht, ky është një proces i vështirë për ta dhe disi i dhimbshëm. Ata duhet ta bëjnë këtë sepse është në qendër të të ashtuquajturit kompromis evropian të vitit të kaluar, bazuar në propozimin francez. Asgjë më shumë nuk kërkohet prej tyre. Pyetja është nëse ata janë të gatshëm ta kalojnë këtë proces. Ne do t’i zbatojmë me përpikëri këto kushte, këto udhëzime të dhëna në të ashtuquajturin kompromis evropian, që kanë të bëjnë me mbrojtjen e të drejtave civile të personave me identitet bullgar”, thotë Denkov, prcjell Indeks.mk

Në anën tjetër, në pres-konferencën e përbashkët pas takimit me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski tha se duhet të miratohen ndryshimet kushtetuese, pasi siç tha ai, “ që të mbahemi mend si gjeneratë e politikanëve që kemi guxim”.

Dimitar Kovaçevski
“Unë besoj se Kuvendi ynë do të jetë në nivelin e detyrës dhe se përfundimisht do t’i kapim hapat e shpejtë që të vazhdojmë rrugën tonë evropiane dhe t’i bashkohemi familjes evropiane. E di se nuk do të jetë e lehtë sepse ka interesa të ndryshme mes partive politike. Një pjesë e tyre e shohin interesin e shtetit, por për interesin e tij dhe të rejtingut politik, por duhet të sillet vendim i guximshëm që do të na mbajnë mend gjithë gjeneratat dhe do të krenohen me ne, pasi siguruam ardhmëri evropiane për të gjithë ata që vinë pas nesh”, tha Kovaçevski.

Ali Ahmeti
Ali Ahmeti
Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) – Ali Ahmeti në kuadër të takimeve “Bashkë për Europë” me bazën partiake dhe qytetarët gjatë muajve të kaluar në disa raste ka deklaruar se ndryshimet kushtetuese duhet të bëhen sepse na e hapin rrugën drejt BE-së.

“Ndryshimet kushtetuese hapin mundësinë për një fillim të suksesshëm për hapjen e negociatave dhe kapitullin e parë për anëtarësim në BE. Dhe kjo ditë nuk është larg sepse në nëntor do të mbahet mbledhja e dy qeverive, ajo e Evropës dhe e vendit tonë. Por, ndryshimet kushtetuese duhet të bëhen sepse është një marrëveshje e detyrueshme e respektueshme. Ky është mision i përbashkët i të gjithë neve sepse e mira që do të vijë nuk do të vijë vetëm për shqiptarët por për të gjithë qytetarët”, tha Ahmeti.(Indeks.mk)