Joe Biden pritet të zyrtarizojë një paketë të re ndihme dhe armësh me vlerë deri në 800 milionë dollarë për Ukrainën.

SHBA pritet të dërgojë municioneve thërrmuese, të cilat janë të ndaluara në 120 vende të botës, raporton skynews.

Një ligj i vitit 2009 ndalon eksportet e municioneve thërrmuese amerikane me shkallë të dështimit të bombave më të lartë se 1 për qind, që mbulon pothuajse të gjithë stokun amerikan.

Megjithatë, presidenti amerikan nuk do të heqë dorë nga ndalimet siç bëri ish-presidenti Donald Trump në janar të vitit 2021 për Korenë e Jugut.

Gjithashtu pritet që ukrainasit të ndihmohen edhe me më shumë sisteme raketash të artilerisë së lëvizshmërisë së lartë (HIMARS) dhe një numër mjetesh tokësore.

Kjo paketë e fundit do të ishte e 42-ta e dërguar nga SHBA-ja në Ukrainë që nga fillimi i luftës dhe do të sillte shpenzimet totale amerikane në më shumë se 40 miliardë dollarë. /Telegrafi/