Pjesëmarrja e Zhaklin Lekatarit në “Big Brothet VIP 2” si opinioniste bëri që ajo të ishte një nga personazhet më të komentuara. Prandaj asaj nuk i duhen më deklaratat e bujshme për seksin, apo për burrat shqiparë për të qenë në qendër të vëmendjes.
Së fundmi një Aktgjykimin i pbulikuar në media zbulon se Lekatari ka qenë e dënuar nga Gjykata e Prishtinës në vitin 2008, për përpunim, prodhim dhe përgatitje të substancave narkotike. Keto vepra thuhet t’i ketë kryer në bashkëkryerje me Burim Kursani i njohur me emrin artistik Bim Bimma. Madje vetë gazetarja, e kishte pranuar fajësinë.
Ajo u dënua me gjobë prej 500 euro, si dhe me dënim me burgim me kohzgjatje prej një (1) viti, dënim ky që nuk do të ekzekutohej, nëse ajo nuk do të përsëriste vepra penale për një periudhë prej dy viteve./Albeu