Çmimi me pakicë i EURODIZELIT (D-E V) nga mesnata do të rritet për 0,50 denarë për litër, ndërsa ai i vajit ekstra të lehtë për amvisëri për 1,00 denarë, njoftoi Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit.

Çmimi i ri i EURODIZEL BS (D-E V) do të jetë 70,50 denarë, ndërsa vaji ekstra i lehtë 70,00 denarë për litër

Çmimet me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 nuk ndryshojnë.

Një litër EUROSUPER BS – 95 do të vazhdojë të shitet për 80,00, ndërsa EUROSUPER BS – 98 për 82,00 denarë për litër.

Për 0,755 denarë shtrenjtohet Mazuti M-1 NS dhe një kilogram do të kushtojë 41,784 denarë.