Man. Junajtedi i ka vendosur vlerësimi të lartë Hari Meguajerit, ky veprim i tyre mund të zbehë çdo entuziazëm nga një klub i ri i mundshëm për të blerë mbrojtësin. 30-vjeçari nënshkroi me “Djajtë e Kuq” në vitin 2019 për 80 milionë funte – një tarifë rekord botëror për një mbrojtës.

Megjithatë, ai filloi vetëm 16 ndeshje sezonin e kaluar, gjysma e tyre në ndeshjet e kupës, pasi kapiteni i Man. Junajtedit humbi vendin e tij të rregullt në ekip, nën drejtimin e Erik Ten Hag. “Manchester Evening News”, raporton se Man. Junajtedi ka vendosur një çmim fillestar prej 50 milionë paund për Meguajrin.

Ai ka dy vjet të mbetura në kontratën e tij me Junajtedin, por mendohet se klubi po bën plane për ta lënë atë të largohet këtë verë. /IndeksOnline/