E ardhmja e Paulo Dybala te Roma nuk është në pikëpyetje. Pas thashethemeve të vazhdueshme për një interesim nga Chelsea, me klubin anglez të gatshëm për të paguar klauzolën 12 milionë euroshe, argjentinas shpërfill sirenat angleze sapo zbarkoi në kryeqytet pas fundjavës së kaluar në Britaninë e Madhe.
“Dua të qëndroj në kryeqytet”, ishin fjalët e fantazistit argjentinas. Fjalë të cilat mbyllin përfundimisht idenë e largimit nga Roma, me Chelsea që është gati tashmë të japë dorëheqjen.
“Jam i emocionuar, jam i lumtur të qëndroj në Romë dhe të filloj stërvitjen”, përfundoi Dybala ditën e djeshme pasi zbarkoi në kryeqytet pasi ishte në Wimbledon dhe Silverston, ku ndoqi Grand Prix britanike të Formula 1./h.ll/abcnews.al