Komisioni parlamentar për financim dhe buxhet sot do të mbajë seancë, në rend dite të së cilës është Raporti vjetor për punën e Komisionit shtetëror për ankesa për prokurime publike për vitin 2022 dhe disa propozim-vendime.

Anëtarët e Komisionit duhet të diskutojnë për Propozim-Vendimin për dhënien e pëlqimit të Programit vjetor të Punës së Komisionit shtetëror për ankesa për prokurime publike për vitin 2023, Propozim-Vendimin për dhënien e pëlqimit të Planit Strategjik të Komisionit Shtetëror për ankesa për prokurime publike për 2023, si dhe sipas Propozim-vendimit për dhënien e pëlqimit të Planit Financiar të Komisionit Shtetëror për ankesa për prokurime publike për vitin 2023.