“Sot bota mbarë kujton njërin nga episodet më të errëta në historinë e saj, gjenocidin serb në Srebrenicë dhe bilancin e tij tronditës prej 8372 viktimave të konfirmuara”, kështu e nis shkrimin në “Facebook”, Zëvendëskryeministri, Artan Grubi.
Sipas tij, ato jetë të pafajshme të shuara padrejtësisht, le të jenë jehonë e përjetshme në ndërgjegjen mbarënjerëzore që kurrë më të mos përjetohen dhimbje të tilla.
“Srebrenica është plagë e pashërueshme dhe pasojë e një ideologjie të mbrapshtë shoviniste që duhet ç’rrënjosur njëherë e përgjithmonë”, ka shkruar Grubi.