Ditët e fundit janë regjistruar pritje të gjata në vendkalimet kufitare Serbi – Maqedoni e Veriut, Hungari – Serbi, Slloveni – Kroaci dhe Kroaci – Serbi, informon Indeks.mk
Fluks i ri pritet edhe gjatë javës që vjen për shkak se shumë mërgimtarë kthehen në vendlindje për pushime. Ajo që po shqetëson më së shumti udhëtarët, janë kolona dhe pritjet e gjata kufitare. Ato thonë se po presin edhe nga 6 orë për të kaluar kufirin, ndërsa autoritet thonë se gjithçka po zhvillohet sipas procedurave për kontroll të rëndomtë kufitar.
Megjithatë shtojnë se kolonat e gjata shkaktohen për shkak të fluksit të madh të mërgimtarëve të cilët kthehen në vendlindje për pushime.