Të duash veten është një pjesë thelbësore e jetës tënde e cila të bënë të ndihesh edhe më mirë kur lejon që të tjerët të të duan dhe te të vlerësojnë për vlerat tuaja reale dhe për atë që ju jeni në të vërtetë.
Gjatë adoleshencës ne fillojmë një analizë të hollësishme të fizikut tonë, deri në pore, dhe rezultati është se gjithmonë ka diçka të tepërt ose diçka që mungon. Ne kritikojmë ngjyrën e flokëve, këmbëve, dhëmbëve tanë. Ne insistojmë të gjejmë defektet tona. Ne gjithashtu e krahasojmë veten me njerëzit e tjerë. Njerëzit që i konsiderojmë më tërheqës, prandaj na bëjnë të ndihemi keq.
Shpikni konceptin tuaj të bukurisë
Koncepti i bukurisë nuk është vetëm diçka subjektive, por varet shumë edhe nga epoka. Për shembull, disa kohë më parë, një grua topolake, e bardhë me buzë të kuqe konsiderohej e bukur, ndërsa përkufizimi aktual i bukurisë është rrënjësisht i ndryshëm.
Shpërblejeni veten
Dashuria për veten, në parim, nuk është shumë e ndryshme nga dashuria ndaj njerëzve të tjerë. Prandaj, kujdesuni për trupin dhe mendjen tuaj, bëni gjëra që ju pëlqejnë, gjëra që ju sjellin kënaqësi. Buzëqeshni dhe dilni dhe ndajeni atë buzëqeshje. Nëse ju pëlqen të shkoni në kinema, shkoni. Nëse ju pëlqen ngasja me biçikletë, dilni dhe ngasni. Nëse ju pëlqen të lexoni, blini disa libra dhe lexoni ato. Përpiquni ta jetoni në maksimum jetën tuaj.