Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot ka mbajtur mbledhje të rregullt dhe seancë tematike. Në mbledhjen e rregullt, Qeveria me propozim të Ministrisë së Financave përcaktoi tekstet e tri propozim ligjeve, dispozitat e të cilave janë në përputhje me direktivat e Bashkimit Evropian dhe të drejtës evropiane. Qeveria ka përcaktuar tekstin e Propozim-Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar.

Me propozim-ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit, siç është elaboruar nga ministria resore, ndiqen ndryshimet e Direktivës së Bashkimit Evropian me të cilën rregullohet tatimi i vlerës së shtuar. Më pas, në pjesën sa i takon normave të interesit, bëhet rishikimi i normës së përkohshme preferenciale, ndërsa në drejtim të harmonizimit me të drejtën evropiane dhe ndjekjen e kufizimeve të cilat janë vendosur. Gjegjësisht bëhet ulja e normës prej 18 për qind në 5 për qind për qarkullimin me produktet menstruale me qëllim të stimulimit të mbrojtjes më të madhe dhe higjienës tek një grup i caktuar i qytetarëve, ulet norma tatimore për tekstet shkollore digjitale, rritet norma e TVSH-së prej 5 për qind në 10 për qind për produktet për ushqim njerëzor, rritet norma tatimore për qarkullimin dhe importimin e peletave, furrave të peletave dhe kaldajave në peleta me normë tatimore preferenciale 5 për qind në të rregullt prej 18 për qind.

Lidhur me qarkullimin e ndërtesave banesore dhe banesave, gjegjësisht shitjen e patundshmërive, është duke u bërë një anulim tranzicioni të zbatimit të normës së përgjithshme të tatimit, që është i obligueshëm për këtë qarkullim me inkuadrimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bahskimin Evropian.

Në ligj futen edhe disa masa të caktuara, siç lejon edhe vetë Direktiva e Bashkimit Evropian, me qëllim që të thjeshtohet procedura për pagesën e TVSH-së ose të parandalohen forma të caktuara të invazionit eventual fiskal ose shmangies, me qëllim të sigurisë më të madhe juridike gjatë pagesës nga organet tatimore dhe tek vetë tatimpaguesit.

Qeveria përcaktoi edhe tekstin e projektligjit për taksën e solidaritetit.

Qëllimi i këtij Propozim-Ligji, siç informohet nga Ministria, është që të gjithë të marrin pjesë në shlyerjen e shpenzimeve publike, në përputhje me mundësitë e tyre ekonomike dhe të kontribuojnë në mënyrë solidare në zbutjen e pasojave të krizës së çmimeve dhe energjetikës, ku është marrë duke pasur parasysh rregulloren evropiane. Bashkimi Evropian, siç u tregua, për të zbutur pasojat e krizës energjetike, miratoi Rregulloren e Këshillit (BE) 2022/1854 të datës 6 tetor 2022, për ndërhyrje urgjente për zgjidhjen e problemit të çmimeve të larta të energjisë, e cila përcakton dhe detyrimin për të mbledhur një kontribut solidariteti. Sipas Rregullores, kontributi i solidaritetit duhet të veprojë si masë rishpërndarëse për të siguruar që kompanitë në fjalë që kanë realizuar fitime të tepërta për shkak të rrethanave të papritura, të kontribuojnë proporcionalisht në zbutjen e krizës energjetike në tregun e brendshëm.

Propozimi i Ligjit për Tatimin e Solidaritetit i propozuar nga Ministria e Financave parashikon vendosjen e taksës së solidaritetit për vitin 2023 si një tarifë publike e njëhershme, e jashtëzakonshme dhe e përkohshme, me përgjegjësi për pagesën e këtij lloj tatimi. për tatimin në fitim në përputhje me Ligjin për tatimin në fitim, i cili në vitin 2022 ka realizuar të hyra totale më të mëdha se 615.000.000 denarë.

Vendosja e taksës së solidaritetit është me interes të përgjithshëm për të gjithë qytetarët dhe bazohet në parimet e drejtësisë, barazisë dhe proporcionalitetit. Qeveria ka përcaktuar edhe tekstin e Propozim të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin mbi fitimin.

Qëllimi i ndryshimeve dhe shtesave të propozuara, sipas sqarimit nga ministria përkatëse, është respektimi i rekomandimeve të Komisionit Evropian dhe institucioneve financiare ndërkombëtare. Në të njëjtën kohë, parashikohen zgjidhje ligjore që kontribuojnë në uljen e barrës administrative për tatimpaguesit dhe Administratën e të Ardhurave Publike, duke zgjeruar bazën tatimore, duke synuar përjashtimet dhe lehtësimet tatimore në sistemin ekzistues të tatimit mbi fitimin.

Qeveria sot mbajti edhe mbledhje tematike në të cilën është miratuar grupi i parë nga 82 marrëveshje në vitin 2023, në pajtim me Ligjin për mbështetje financiare të investimeve, ndërkaq ka edhe aplikime të tjera, të cilat janë në proces të evaluimit.

Këtë vit janë parashtruar numër rekord i aplikimeve nga 432 kompani për projekte të reja investuese, sipas njoftimit nga Kabineti i zëvendëskryeminsitrit në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të angazhaur për çështje ekonomike, koordinim të resorëve ekonomik dhe investime.

82 kompanitë, për të cilat janë miratuar marrëveshje vitin e kaluar kanë hapur 233 vende të reja të punës, ndërsa deri në fund të cikleve investuese do të hapin 818 vende të reja të punës. Gjithashtu, këto kompani vitin e kaluar investuan 30.8 milionë euro, ndërsa deri në fund të cikleve investuese do të investojnë 67.5 milionë euro.

Në gjashtë vitet e miratimit të Ligjit për mbështetje financiare të investimeve, siç u konstatua në mbledhje, financiarisht janë mbështetur 630 kompani vendore, dhe ky numër këtë vit pritet të rrumbullakësohet në rreth 1.000 kompani vendore të cilat morën mbështetje financiare nga shteti. Kompanitë që marrin mbështetje nga shteti janë nga të gjitha rajonet planore. Ndërkaq, përkushtimi i Qeverisë për zhvillim të barabartë rajonal jep rezultate, sepse i motivon kompanitë të investojnë në të gjitha pjesët e shtetit.

E tërë kjo, siç është vlerësuar në mbledhjen e sotme qeveritare, është rezultat i përcaktimit të Qeverisë për raport partneriteti me kompanitë dhe krijim i kushteve reale për ekonomi të parashikueshme.