Dy emra të njohur dhe tejet të suksesshëm të estradës shqiptare janë bërë bashkë për herë të parë për një projekt të ri muzikor.

Bëhet fjalë për artisten Dafina Zeqiri dhe reperin Getoar Selimi, të cilët kanë punuar për një bashkëpunim të ri.

Dyshja përmes postimeve të ndryshme në rrjetet sociale kanë ngacmuar fansat për këngën e re, ndërsa tani rap-artisti ka zbuluar edhe datën e lansimit.

Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Ghetto Geasy ka publikuar një imazh të ri ku shihet përkrah Dafinës gjatë xhirimeve të klipit, duke njoftuar se kënga publikohet të shtunën, 15 korrik.

“15/07/2023”, ka shkruar reperi në mbishkrimin e fotografisë.