Morata rikthehet në Serie A, por jo te Milani.

Milan mbetet duarbosh, Alvaro Morata tek një tjetër gjigant italian.

Sulmuesi spanjoll Alvaro Morata është njëri nga lojtarët më të përfolur ditët e fundit në mediat sportive.

Morata është i lidhur me një rikthim në Serie A, pasiqë interesim për shërbimet e tij ka shfaqur Milani.

Mediat italiane, kanë lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se një tjetër gjigant italian është përfshirë në garë për Moratan dhe palët janë pranë arritjes së marrëveshjes.

Bëhet fjalë për Romën e cila është në kërkim të një qendërsulmuesi pas lëndimit të Abraha.

Jose Mourinho ia ka kërkuar drejtuesve të Romës afrimin e Moratas dhe Giallorosët kanë organizuar një takim me agjentin e spanjollit.

Gjatë ditëve në vijim palët do të takohen për të ditur më qartë se ku qëndron oferta e tyre karshi kërkesës së lojtarit dhe klubit të Atletikos gjithashtu.

Me këtë takim, ka rënë ndjeshëm edhe mundësia që lojtari të transferohet te Milani edhe pse kuqezinjtë e kishin dëshirë të madhe.