Sipas Microsoftit hakerët kinezë kanë siguruar çasje në emailat e rreth 25 organizatave përfshirë atyre qeveritare të SHBA’së, transmeton Gazeta Metro.


Gjiganti softuerik nuk ka dhënë detaje se cilat agjenci janë prekur.

Departamenti Komercial i SHBA ka konfirmuar se Microsofti i ka lajmëruar për këtë sulm, raporton BBC

Sekretarja e këtij departamenti Gina Raimondo është njëra ndër personat e prekura nga sulmi kibernetik sipas raporteve.

Zëdhënësi e Departamentit Komercial ka thënë se ata kanë bashkëpunuar me Microsoftin për këtë problem dhe kanë reaguar menjëherë. Ai shtoi se janë duke i monitoruar sistemet dhe ata do të reagojnë shpejtë nëse vërehet ndonjë ndërhyrje.

Mediat amerikane kanë thënë se gjithashtu dhe Departamenti i Shtetit ka qenë shënjestër e hakerëve kinez./gazetametro.net