Chelsea interesohet për transferimin e Neymarit.

Klubi anglez, Chelsea thuhet se është e interesuar për një marrëveshje për të sjellë Neymar në Stamford Bridge këtë verë.
Megjithatë, klubi do të presë dhe të shohë nëse braziliani është gati të kërkojë një largim nga Paris Saint-Germain.

Gjigantët e Ligue 1 po përgatiten për një rindërtim pas largimit të Lionel Messit dhe shitjes së mundshme të Kylian Mbappe.

Kjo do ta linte Neymar, 31 vjeç, si të mbijetuarin e vetëm të forcës sulmuese ‘MNM’ të klubit francez. Ai ka ende katër vite në kontratën e tij në Parc des Princes, por kjo nuk i ka ndalur spekulimet për të ardhmen e tij.

Sipas mediumit Le Parisien, Neymar synonte të largohej nga klubi këtë verë me një transferim në Barcelonë, destinacionin e tij të preferuar.

Mbappe dhe Neymar nuk janë të vetmit në shitje – PSG do të tentojë të largojë edhe 12 lojtarë të tjerë.

Neymar u largua nga skuadra e La Ligas për një marrëveshje rekord botëror prej 222 milionë eurosh funte në vitin 2017.

Megjithatë, që nga ardhja e ish-menaxherit të Barcelonës, Luis Enrique në PSG, tani ekziston mundësia që ai të vendosë të qëndrojë.

Dyshja punuan së bashku në Spanjë dhe fituan një tripletë historike më 2015.

Nëse kjo nuk ndodh, atëherë Chelsea besohet se është e interesuar për ta marrë atë.

PSG mendohet të jetë i etur për idenë e largimit të sulmuesit për shkak të pagës së tij sezonale prej rreth 25 milionë eurosh.

Lëvizja e Neymar do ta ndihmonte klubin francez të lehtësonte frikën e tyre mbi rregulloret e Fair Playt Financiar.

Mendohet se PSG do të kërkonte të fitonte rreth 60 milionë euro nga një shitje e mundshme e brazilianit, i cili gjithashtu ka qenë i lidhur me një lëvizje në Superligën e Arabisë Saudite.